Eredivisie

PSV 11 fitore në 11 ndeshje shtëpiake, “bie” Feyenoordi

PSV Eindhoveni i përgjigjet menjëherë Ajaksit. 5 gola realizoi skuadra e Mark Van Bommel në takimin ndaj Fortuna Sittard, duke vijuar ecurinë e përsosur në “Philips Stadion” në kampionat: 11 fitore, 0 barazime e 0 humbje për bardhekuqtë.

Rezultati ndryshoi shumë shpejt, kur Gaston Pereiro me të djathtën e dërgoi topin në rrjetë. Uruguaiani përfitoi maksimalisht nga gabimi i Balic, duke i dhënë udhë suksesit të PSV-së.

Në minutën e 32-të situata u ndërlikua për Sittard pasi Emmers u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në fraksionin e dytë gjithçka foli për kampionët e Holandës, ku reflektorët u fokusuan te Luuk de Joong, i cili realizoi golin numër 100 me fanellën bardhekuqe.

Spektakël dhuroi edhe 19-vjeçari Cody Gakpo, i cili me një gjuajtje të stilit “Del Piero” shënoi të tretin për PSV-në. Më pas ishte sërish kapiteni de Jong që përfitoi asistin e Angelinos dhe e devijoi topin drejt rrjetës. Në fund 28-vjeçari konkretizoi tregolëshin, duke shënuar të 5-in për Eindhovenin, teksa në planin personal ishte goli numër 18 në këtë edicion të Eredivises.

Fitorja e 18-të në kampionat i jep mundësinë kampionëve ta dërgojnë sërish në +5 distancën me ndjekësit e Ajaksit. Ndërkohë që euforia i ka bërë një shaka pa kripë Feynoordit. Skuadra nga Rotterdami, pasi mposhti 6-2 Ajaksin javën e shkuar, u dorëzua me përmbysje në transfertë përballë Exselcior me shifrat 2-1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency