PSV bën detyrën ndaj Vitesses dhe shkëputet në krye
PSV Eindhoveni merr kreun e Eredivisies, qoftë përkohësisht, falë fitores 2-0 ndaj Vitesses në “Philips Stadion”. Ekipi i drejtuar nga Roger Schmidt e mbylli ndeshjen, praktikisht që në pjesën e parë me golat e shënuar nga Sangare në minutën e 19-të dhe Bruma në të 30-tën. Epërsia e dyfishtë, pa u mbushur gjysmë ore lojë, i relaksoi disi vendësit, që gjithsesi u treguan shumë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse për të mos pësuar gol.
Pikërisht rezultati 2-0 mbeti në fuqi edhe pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit për përfundimin e ndeshjes. PSV Eindhoveni kryeson renditjen me 30 pikë, tri më shumë se Ajaxi, që gjithsesi ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë të kësaj të diele kundër Waalvijk.



