Eredivisie

PSV-ja nuk gabon 3 herë rresht, mposht lehtësisht Den Haag

PSV Eindhoven nuk gabon tre herë rresht. Pas humbjes ndaj Ajaxit dhe barazimit përballë Groningenit, skuadra e Philip Cocu u rikthye te fitorja në kampionat dhe e bëri këtë me shumë lehtësi pasi mposhti 3-0 në Philips Stadion Ado Den Haag. Një dygolësh i sulmuesit Luke De Jong dhe penalltia e goditur saktë nga Marko Van Ginkel e çuan rezultatin në 3-0 që në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë PSV-ja administroi avantazhin ndërsa miqtë nga Den Haag e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Meissner në të 80-tën. PSV-ja e çoi në 8 pikë avantazhin ndaj ndjekësve dhe shpreson të përfitojë sa më shumë nga përballja direkte mes AZ Alkmaar dhe Ajaxit këtë të dielë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency