Eredivisie

PSV përmbys Ajaxin dhe fiton për herë të 10-të në histori Kupën e Holandës

PSV Eindhoven i rrëmben Ajaxit të Amsterdamit trofenë e Kupës së Holandës, pas një fitoreje me përmbysje në sfidën e zhvilluar në stadiumin “De Kuip” të Rotterdamit. Ndonëse “harkëtarët” shënuan të parët me Gravenberch që në minutën në minutën e 23-të, pas asistit të marrë nga Klaasen, skuadra e drejtuar nga gjermani Roger Schmidt përmbysi rezultatin në fraksionin e dytë me dy gola të shënuar brenda dy minuta lojë. Vetëm tri minuta pasi skuadrat u kthyen nga dhomat e zhveshjes, Gutierrez barazoi shifrat, por entuziazmi i lojtarëve të PSV-së do të reflektohej me golin e dytë që erdhi nga këmbët e Gakpos vetëm pak çaste më vonë.

Ajaxi pati kohë rreth 45 minuta për ta barazuar takimin, por nuk ia doli ta rrëzonte murin e PSV-së, që e ngre për herë të 10-të në histori trofenë e Kupës së Holandës.

Tashmë beteja do të përqendrohet në Eredivisie, ku Ajaxi kryeson me 4 pikë më shumë se PSV-ja (kanë mbetur për t’u zhvilluar 5 takimet e fundit të kampionatit).

https://twitter.com/i/status/1515746916063232009

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency