Eredivisie

PSV triumfon thellë në transfertë ndaj Vitesses

PSV ka fituar në transfertë me rezultatin e thellë 0-5 ndaj ekipit të Vitesses në ndeshjen e raundit të 22-të të Eredivisie.

Realizimi i golave nisi që në minutën e 4’, kur Zahavi i dha avantazhin ekipit të tij. pavarësisht tentativave të vendasve për t’u mbrojtur, Mauro Junior do t’u shënonte golin e dytës vetëm 20 minuta më pas dhe në minutën e 28’ ishte Gakpo, ai i cili falë një asisti të Madueke do të trefishonte shifrat për miqtë.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me rezultatin 0-3, ndërsa 45 minutat e tjera do të trondisnin edhe më shumë ekipin e Vitesses.

Pavarësisht tentativave për të ndaluar depërtimin e skuadrës së PSV-së në zonën e tyre, vendasit e pësuan sërish, me Carlos Vinicius që u shënoi golin e katërt në minutën e 62’.

Ndërsa Doan vulosi rezultatin e këtij takimi me golin e realizuar në minutën e 88’ dhe i dhuroi në fund fitoren 0-5 ekipit të tij.

Pas kësaj ndeshje PSV qëndron në vend të dytë të renditjes së elitës së futbollit holandez me 49 pikë, 2 më pak se vendi i parë që mbahet nga Ajax, ndërsa Vitesse renditet e gjashta me 36 pikë të grumbulluara në 22 takime.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency