PSV zgjedh pasuesin e Van Bommel, vjen nga ekipi i moshave!
PSV Eindhoven e ka gjetur shumë shpejt pasuesin e Marc Van Bommel. Drejtuesit e klubit nga Eindhoveni ja kanë besuar skuadrën, trajnerit të ekipit të të rinjëve Ernest Faber. Ky i fundit do ta drejtojë skuadrën deri në përfundim të këtij sezoni, por nëse bën mirë gjatë kësaj periudhe mund t’i ofrohet një kontratë e re. Marc Van Bommel u shkarkua nga drejtimi i PSV-së pas një periudhe që zgjati prej 1 viti e gjysmë. Shkarkimi i Van Bommel erdhi pas humbjes ndaj Feyenoord dhe eliminimit në Europa League.



