Pulisic nderon Dortmundin, Hoffenheim “bie” në fund
2 nga 2. Ndryshimi në stol po jep efekt te Borussia e Dortmundit pasi Peter Stoger fitoi edhe ndeshjen e tij të dytë në stolin e verdhezinjëve. Një fitore me përmbysje dhe aspak i lehtë por një sukses shumë i rëndësishëm ndaj Hoffenheim-it që e ngjiti Dortmundin në vendin e 3-të. Përfundoi 2-1 për Borussian me Aubameyang dhe Pulisic një minutë para të fundit që iu përgjigjën golit të miqëve të realizuar nga Uth në pjesën e parë.



