Pushimet magjike të legjendës së NBA-së në Mesdhe me jahtin 170 milionësh (euro)
Magic Johnson (62 vjeç) e ka bërë traditë që një pjesë të verës ta kalojë duke shijuar bukuritë e Detit Mesdhe dhe disa prej qyteteve turistike më ekskluzive në zonë, shumë të kërkuar në këtë periudhë të vitit. Për më tepër, legjenda e basketbollit nuk udhëton vetëm, pasi ndan një udhëtim me personazhe të famshme dhe bashkëshortet e tyre.
Në këtë rast, aventura e tij e fundit po e çon kryesisht përmes Greqisë, ku ka vizituar vende si Santorini, Mykonos apo Athinë dhe ka kaluar kanalin e famshëm të Korintit. Legjenda e NBA-së nuk ka munguar asnjë verë në Mesdhe që nga viti 2017 dhe shoqërohet gjithmonë nga miq të njohur si Samuel L. Jackson apo LL Cool J.
Today I had a life changing experience filled with so much biblical history. We visited the Acropolis of Athens, a fortified citadel located on the top of a hill with four Temples. We saw historical landmarks including the Parthenon dedicated to Athena the Virgin in 447 BC, pic.twitter.com/MCaaKArp5S
— Earvin Magic Johnson (@MagicJohnson) July 8, 2022
Me këtë rast, duket se vetëm reperi ka mundur të marrë pjesë në udhëtimin e radhës më një nga jahtet më luksoze dhe ekskluzive që mund të merren me qira sot: Solandge. Një pallat mbi ujë, qiraja e të cilit është rreth një milion euro në javë dhe vlera e tij i kalon 170 milionë euro.
Jahti 85 metra ka 8 kabina për 12 të ftuar dhe mund të strehojë një ekuipazh prej 34 personash dhe është ndërtuar në vitin 2013, megjithëse u ndryshua në vitin 2019. Solandge ka pothuajse çdo komoditet që mund të ëndërroni: pishinë, sauna, palestër, platformë helikopteri dhe kinema.
Cookie and I in Corinth Canal. Running 4 miles long, it was completed in the 1890s connecting the Gulf of Corinth in the Ionian Sea with the Saronic Gulf in the Aegean Sea! pic.twitter.com/pT60juTrkF
— Earvin Magic Johnson (@MagicJohnson) July 8, 2022



