Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ndërpritet për të paktën 30 ditë kampionati
Hyrja e trupava ushtarake ruse në Ukrainë në mënyrë të pashmangshme ka sjellë pasojat e para edhe në futbollin e këtij vendi. Premier League e Ukrainës është ndërprerë për të paktën 30 ditë. Kampionati ishte menduar të rifillonte të premten pas pushimit dimëror, por Liga konfirmoi përmes faqes zyrtare se aktiviteti nuk mund të vijojë normalisht pas hyrjes në fuqi të ligjit ushtarak nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Ka dyshime të arsyeshme nëse ndeshja play-off e Kupës së Botës mes Ukrainës dhe Skocisë do të zhvillohet siç ishte planifikuar më 24 mars, në Glasgow. Qeveria britanike tashmë ka deklaruar se Shën Petersburgut duhet të hiqet e drejta e organizimit të finales së Championsit më 28 maj.
Rusia ka nisur një luftë të gjithanshme ndaj Ukrainës duke përdorur raketa, bomba e tanke. Në rajonet lindorët kanë zbarkuar trupat ruse të hedhura me parashutë.



