Futboll

Pushtimi i Ukrainës, Republika Çeke i bashkohet Polonisë dhe Suedisë: Nuk luajmë me Rusinë!

Republika Çeke i është bashkuar Suedisë dhe Polonisë, duke mos pranuar të luajë kundër Rusisë në ndeshjet e Botërorit “Katar 2022”, në shenjë proteste kundër pushtimit rus në Ukrainë.

“Kombëtarja çeke nuk do të luajë kurrë një ndeshje të mundshme kundër Rusisë në play-off të Kupës së Botës, madje as në terren neutral. Lufta duhet të mbarojë sa më shpejt!”,-thuhet në një deklaratë të Federatës Çeke të Futbollit.

Prandaj, Republika Çeke do të refuzojë të përballet me Rusinë nëse dy skuadrat takohen në play-off kualifikues për Kupën e Botës 2022 në Katar.

Situata e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës prej Rusisë ka “përfshirë” edhe botën e futbollit, me kombëtaret dhe skuadrat që kërkojnë ndalimin e kësaj lufte.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency