“Putini rimishërimi i Hitlerit, s’kemi qenë kurrë kombe motra! Ukraina do rezistojë”
Roman Zozulya e ka veshur 32 herë fanellën e Ukrainës, duke ia dalë të shënojë katër gola. Ish-sulmuesi i Real Betis dhe Dinamos së Kievit, aktualisht pjesë e CF Fuenlabrada në La Liga 2, ka reaguar ashpër pas nisjes së sulmeve të Rusisë në Ukrainë.
“Ne dhe Rusia nuk kemi qenë kurrë kombe motra, sepse vëllazëri nuk do të thotë të imponosh inferioritet dhe t’i lidhësh tjetrit litarin në qafë. Bota duhet të kuptojë se Putini është rimishërimi i Hitlerit.
Planet e tij janë më ambicioze se pushtimi i Ukrainës. Prandaj, tani është më e rëndësishme se kurrë që bota të bashkohet dhe të vendosë sanksione kundër këtij regjimi të mallkuar.
Ne ukrainasit do të rezistojmë, pasi karakteri i ushtrisë tonë është farkëtuar nga çeliku. Fitorja jonë është afër, siç është fundi i së keqes së Kremlinit. Unë besoj në Ukrainë, besoj në fitore. Unë besoj në ushtrinë ukrainase!”, deklaroi sulmuesi 32-vjeçar.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



