Pyetet për të ardhmen e Ronaldos, habit me përgjigjen motra e sulmuesit
E ardhmja e Cristiano Ronaldos është kthyer në një nga temat më të nxehta të merkatos së verës.
Në fillim të muajit, sulmuesi u raportua se ka bërë me dije klubin e Manchester United se dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, dhe arsyeja tashmë dihet, dëshira e portugezit për të luajtur në Champions League, gjë të cilën “Djajtë e Kuq” nuk ia sigurojnë dot këtë sezon.
Ndërkohë motra e 36-vjeçarit, Katia Aveiro e ka bërë edhe më mister çështjen e të ardhmes të yllit të Portugalisë.
Ndërsa është pyetur në “Instagramin” e saj nga ndjekësit nëse Ronaldo do të qëndrojë apo jo te United, Katia u përgjigj: “Unë të sugjeroj të vendosësh syze… të zgjerosh trurin ose të mësoni të lexoni”.
Përgjigje, e cila nuk mund të konsiderohet nga më të qartat, por ajo mund të jetë duke u thënë tifozëve që të jenë më të qartë dhe të shohin e lexojnë synimet e Ronaldos, pra që është largimi nga Manchester United, në drejtim të një skuadre që luan në Champions League.



