Kategoria Superiore

Qetësohet Mezani, Selmani gati për Flamurtarin

Laçi i 2018-ës nuk po arrin të jetë në lartësinë e skuadrës që befasoi në pjesën e dytë të vitit 2017. Skuadra e Gentian Mezanit, edhe pse vijon të jetë në kontakt me zonën europiane, nuk po bind në rezultate. Më konkretisht, vetëm një fitore në 7 ndeshje prej startit të vitit 2018. Suksesi i fundit të shkurtit me Vllazninë është i vetmi për kurbinasit deri më tani. Nëse në kupë kurbinasit kanë bindur me dy fitoret ndaj Luftëtarit, me rezultat të përgjithshëm 4-0, duke regjistruar një mesatare prej 2 golash për ndeshje, në kampionat situata është ndryshe. Në Superiore sfida e rradhës do të jetë ajo ndaj Flamurtarit, një ndeshje tepër delikate dhe një fitore do të ishte kura ideale për të rikthtyer buzëqeshjen në radhët e skuadrës. Lajmi i mirë për Laçin është se portieri Gentian Selmani i cili është dërguar në Itali në qëndrën mjekësore të Juventusit pas shqetësimeve në kofshë do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Flamurtarit. Jonuzi do të mungojë, ndërsa pjesa tjetër e grupit është në dispozicion të teknikut Mezani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency