Futboll

Racizmi shfaqet edhe në nivelet amatore, futbollisti lë fushën e lojës në lot

Racizimi është një temë tejet delikate, teksa edhe në ditët e sotme kur mendohet se mentaliteti ka ndryshuar, sërish ai e gjen rrugën për t’u shfaqur, sidomos kur vjen fjala për botën e sportit dhe të futbollit. Gjeste apo kore raciste ka pasur edhe në kampionatet dhe kompeticionet më të njohur të Europës, ndërsa ofendimet së fundmi janë shfaqur të fuqishme edhe në kategoritë amatore.

Fjala është për një ndeshje të kategorisë së tretë italiane mes skuadrave të Saragozza dhe Real Basca. Një futbollist me ngjyrë nga ana e Saragozza nuk ia doli dot të duronte koret raciste dhe vendosi të dilte nga fusha, ndërsa nuk mund të mbante edhe lotët. Të gjithë shokët e skuadrës, por edhe lojtarët kundërshtarë shkuan rreth tij për t’i qëndruar pranë megjithatë në fund ndeshja nuk mund të vijonte.

Ekipi i Saragozza vendosi të tërhiqej, teksa e humbi ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3. Ndërkaq, trajneri i Saragozza theksoi se situata ishte e vështirë për t’u menaxhuar dhe se ai në ato 15 minuta të luajtura, mësoi për racizmin më shumë se sa kishte dëgjuar apo lexuar nga librat e ndryshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency