Kategoria Superiore

Radas: Me Flamurtarin interesante, në Vlorë për tri pikë

Skënderbeu-Flamurtari mbetet gjithmonë një sfidë e veçantë në Superiore, sidomos për ata lojtarë që e kanë përjetuar prej vitesh këtë duel. Marko Radas është njëri prej tyre, i cili këtë ndeshje e shikon gjithmonë si një sfidë emocionuese, që i jep një tjetër bukuri kampionatit.

Pauza për shkak të ekipeve kombëtare ka ardhur në momentin e duhur, sipas mbrojtësit kroat, pasi ekipi dhe lojtarët deri diku kishin paksa nevojë për të karikuar bateritë dhe për t’i dhënë një tjetër shtysë kampionatit.

Transferta e Vlorës nuk ka qenë asnjëherë e thjeshtë për Skënderbeun, por objektivi mbetet, gjithsesi, fitorja, ashtu si në çdo ndeshje, dhe pse Radas mund të pranonte dhe një barazim në fund të 90 minutave.

Në verë u fol shumë për një transferim të kroatit te kuqezinjtë, por Radas e quan një kapitull të mbyllur këtë çështje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency