Radas optimist: I marrim ndeshjet me radhë dhe ia dalim
Intervista e kapitenit të Skënderbeut, Marko Radas, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në SuperSport, pas ndeshjes ndaj Laçit, e mbyllur në barazim 1-1.
Si ndjehesh me kaq energji rinore rreth vetes?
Normalisht është pak ndryshe sepse ikën 5 apo 6 lojtarë me eksperiencë. Kemi Muzakën, Kristin, jo shumë të rinj, por çunat po bëjnë mirë.
Kush ju mungoi sot më shumë, Lilaj, Osmani, Xhejms apo Gavazaj?
Sot mungoi përqendrimi. Kush iku, iku. Tani kemi lojtarë të rinj. S’kemi çfarë të bëjmë.
E fitoni titullin kampion këtë sezon?
Objektivi është ndeshja e radhës. Duhet të shikojmë ndeshje për ndeshje dhe në fund të bëjmë llogaritë.
A mendon se ti, Muzaka dhe Vangjeli, do të jeni lojtarët që do të mbani ekipin? Apo keni nevojë edhe për të tjerë?
Po të vinte edhe një tjetër, do të ishte akoma më mirë. Megjithatë jemi përsëri shumë mirë.



