Futboll

Radeski dhe Hasani i japin fitoren Shkëndijës ndaj Rabotnickit

Radeski dhe Hasani i dhurojnë fitoren e 11-të Shkëndijës së Tetovës në kampionatin maqedonas, ku skuadra tetovare ruan të paprekur diferencën në +9 me Vardarin pas 14 javëve të para, por kampionët në fuqi numërojnë dy ndeshje më pak. 2-1 arriti të triumfonte skuadra e Shkëndijës ndaj Rabotnickit, një prej skuadrave më të forta të kampionatit të vendit fqinj. Ndeshja e luajtur në Tetovë nisi menjëherë në malore për “kuqezinjtë”, që e panë veten në disavantazh, pas golit të shënuar nga Charles në minutën e 35-të, por Redeski 5 minuta më vonë qetësoi situatën, duke barazuar reaultatin dhe duke e çuar skuadrën në dhomat e zhveshjes pa shumë presion psikologjik. Minutat kaluan me shpejtësi, por Shkëndija arriti ta gjente golin vetëm në fundin e ndeshjes, kur Hasani, nga pika e bardhë, shënoi golin e dytë. Një fitore shumë e rëndësishmë për tetovarët, që këtë sezon kanë hedhur kandidaturën për titullin që në javën e patë të kampionatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency