Serie A

Radu përjetë te Lazio, shikohet edhe si drejtues

Bashkëjetesa mes Stefan Radu dhe Lazios është e destinuar të vazhdojë për një kohë të gjatë. Sipas medive italiane, klubi badhekaltër po studion mundësinë e një rinovimi special për 31-vjeçarin rumun. Rinovimi mendohet deri në vitin 2022 dhe që parashikon kalimin e tij nga fusha e lojës drejt një vendi si drejtues gjatë viteve të fundit. Gjithsesi palët janë akoma në fazë diskutimi. Stefan Radu është pjesë e skuadrës së Lazios që nga viti 2008 kur u transferua nga Dinamo Bukureshtit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency