Serie A

Radu shpërthen në lot pas ndeshjes me Bolognën, Dumfries “e fsheh” nga objektivi i kameras

Luajti për herë të parë si titullar në kampionat me Interin, por gjithçka shkoi keq për rumunin Ionut Radu, i cili bëri një gabim foshnjërak dhe i dhuroi golin e fitores Bolognës, duke komplikuar rrugëtimin e zikaltërve drejt titullit.

Menjëherë pas vërshëllimës finale, Radu shpërtheu në lot, duke ndjerë thellë gabimin e bërë, megjithatë gjeti rreth vetes shokët e skuadrës, që iu afruan ta ngushëllojnë, të udhëhequr nga portieri i tretë, Alex Cordaz.

Një gjest mjaft të bukur ka bërë edhe holandezi Denzel Dumfries, i cili ka parë kameran që po kthente objektivin nga Radu dhe i ka dalë para, duke mos lejuar filmimin e momentit të vështirë të portierit zikaltër.

Pas kësaj humbjeje, Interi mbetet dy pikë pas Milanit në renditje, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi, por tashmë fati i titullit kampion është në duart e kuqezinjve, që triumfojnë edhe nëse marrin 10 nga 12 pikët e mbetura në lojë.

VIDEO/ Inter “rrëshket” në garën e titullit, qesharake si zikaltërit pësuan golin e dytë

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency