Raffaella Fico e do Balotellin në Itali: Shpresoj të qëndrojë te Brescia!
Raffaella Fico ish-partnerja e Mario Balotellit dhe mamaja e vajzës së tij Pia, bën tifo për qëndrimin e Supermarios në Serie A. “ Nuk e di nëse do të vazhdojë aventurën e tij me dallëndyshet pas fjalëve aspak të hijshme të presidentit Cellino. Ka nga ata që thonë se do të shkojë në Brazil apo Turqi, unë shpresoj të qëndrojë në Itali, por këto janë gjëra profesionale të Marios dhe unë për këtë nuk di asgjë”, deklaroi Raffaella.

















