Serie A

Rafinha bind Interin, por zikaltrit i kërkojnë ulje çmimi Barçës

I kanë mjaftuar pak muaj për të bërë për vete tifozët por edhe drejtuesit e Interit me formën. Bëhet fjalë për Rafinha Alcataran mesfushorin brazilian që për momentin luan si i huazuar nga Barcelona te skuadra e Spallettit. Te Interi nuk kanë dyshime për aftësitë e tij dhe do të bëjnë çmos për të blerë përfundimisht kartonin e mesfushorit 25-vjeçar, megjithatë 35 milionë euro plus 3 të tjera në formë bonusesh që kërkon klubi blaugrana për lojtarin janë një shifër shumë e lartë për Interin sidomos nëse zikaltrit nuk arrinë të kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm. Vetë Rafinha është i lumtur në Milano dhe është dashuruar shumë shpejt me të gjithë ambientin zikaltër, për këtë arsye drejtori sportiv i klubit milanez Piero Ausilio në ditët e ardhshme ka programuar një udhëtim drejt Barcelonës për t’i kërkuar një ulje çmimi klubit spanjoll për kartonin e mesfushorit brazilian. Interi nuk kërkon të paguajë më shumë se 18 deri në 20 milionë euro për lojtarin, por nëse Barcelona nuk pranon ekziston edhe hipoteza tjetër që huazimi i Rafinhas të shtyhet edhe me një vit, me detyrim blerjeje nga klubit zikaltër në verën e 2019-ës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency