Ragnick rol i dyfishtë te Leipzig, do të jetë edhe trajner
Rikthim në të shkuarën për Ralf Ragnick dhe Red Bull Leipzig. Pas lamtumirës së Ralph Hasenhuttl i cili nuk arriti akordin me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës duke u larguar pas 2 sezonesh, Leipzig ka emëruar zyrtarisht në stol Ralf Ragnick i cili do të mbajë edhe postin e drejtorit sportiv. Ashtu si në sezonin 2015-2016 kur arriti ta ngjiste Leipzig në Bundesligë, Ragnick do të ketë rolin e dyfishtë në klub si trajner dhe drejtor sportiv. Merr fund kështu dilema se cili do të jetë trajneri i ri i Leipzig me klubin nga Gjermania Lindore që ka vendosur për një zgjedhje brenda shtëpisë.



