Futboll

Raiola: Balotelli vlen 100 milionë, Donnarumma duhet të ikë nga Milani

Mino Raiola kërkon të rikthejë Mario Balotellin në qendër të vëmendjes së merkatos verore. Sulmuesi 27-vjeçar, aktualisht pjesë e Nice në elitën e futbollit francez në përfundim të sezonit do të jetë lojtar i lirë, ndaj për menaxherin italian klubi që do të arrijë marrëveshjen për klientin e tij do të bëjë lëvizjen e duhur.

“Mario është gati të rifutet në lojë. Është pjekur shumë dhe mbetet një nga 10 sulmuesit më të mirë në botë. Vlen 100 milionë euro, por është me parametër zero, ndaj bëhet fjalë për një marrëveshje të madhe. Po bisedoj me shumë klube në Angli dhe në Itali. Kam folur me Juven, Romën, Napolin dhe Interin. Milani? Jo, sepse është Mirabelli dhe nuk mund të flas me të, nuk jam në nivelin e tij.”

Një lajm i mirë për Balotellin vjen edhe nga Kombëtarja Italiane, që është në proces ringritjeje pas eliminimit nga Suedia në play off-in e Botërorit. Di Biaggio ka planifikuar ta rikthejë te të kaltrit, dhe kjo pritet të ndodhë që në miqësoret e marsit.
Raiola si gjithmonë, gjeti rastin për t’i hedhur benzinë zjarrit edhe për çështjen “Donnarumma”.
“Gigio ka bërë zgjedhjen e tij për të qëndruar te Milani dhe unë e respektoj. Por nëse do të më kërkonte që të largohej, do të vihesha menjëherë në lëvizje, sepse ka oferta të rëndësishme. Po të ishte në dorën time, Gigio do të largohej nga Milani.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency