Futboll

Raiola zbulon prapaskenën me sulmuesin: Ishte pranë kalimit te Interi, por u dëmtua

Agjenti I njohur Mino Raiola ka zbuluar një prapaskenë që lidhet me sulmuesin francez Marcus Thuram, i cili u kërkua gjatë nga Interi verën e kaluar, por në fund zikaltrit vendosën të marrin argjentinasin Joaquin Correa.

Në një intervistë, Raiola ka zbuluar se Thuram ishte shumë pranë transferimit te Interi dhe se ishte arritur marrëveshja mes palëve, por dëmtimi i sulmuesit në një ndeshje të Bundesligës, bëri që zikaltrit të ndryshonin objektiv.

“Unë nuk mendoj vetëm për paratë, por edhe për të mirën e futbollistëve. Transferova Marcus Thuram nga Guingamp te M’Gladbach dhe ai u rrit ndjeshëm. Në verë ishte shumë pranë transferimit te Interi, por u dëmtua dhe kalimi dështoi. Tani ai është pjekur dhe rritur ndjeshëm, ndaj jam I bindur se do të bëjë mirë në çdo klub”, u shpreh Raiola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency