“Raketa” Davies kalon problemet në zemër, rikthehet në stërvitje
Julian Nagelsmann ka marrë një lajm fantastik. Alphonso Davies ka lënë pas problemet me zemrën dhe sot është rikthyer në stërvitje me Bayern Munchen.
Anësori i majtë kanadez, u infektua me Covid-19 më 5 janar dhe pak ditë më vonë kontrollet mjekësore zbuluan probleme në zemrën e 21-vjeçarit.

Covid-19 është shkaktar i zakonshëm i miokarditit, që është inflamacion i indit muskulor të zemrës. “Ai duhet të shërohet, patjetër që ka nevojë për kohë”, deklaroi atëherë Nagelsmann.
“Raketa” e krahut të majtë është shfaqur i lumtur gjatë stërvitjes së sotme me trajnerin e fitnesit, teksa së shpejti pritet të bashkohet edhe me pjesën tjetër të skuadrës.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



