Rakitic drejt largimit nga Barcelona, e do Mourinho te Man.United
Manchester United kërkon të bëjë pazar te Barcelona gjatë merkatos së verës. Lojtari i synuar nga “Djajtë e Kuq” është kroati Ivan Rakitic, që sipas lajmeve më të fundit ka nisur edhe bisedimet me drejtuesit e klubit anglez. Mesfushori luan prej 4 vitesh në “Camp Nou” por tashme katalanasit duhet të mendojnë për pasuesin e tij, që mund të jetë nga Premier League. Synimi kryesor i tajnerit Ernesto Valverde është Christian Eriksen i Tottenham. Edhe dëshira e danezit është të transferohet në “Camp Nou”.



