Rakitic i pashitshëm për Barçën, PSG e merr vetëm duke paguar klauzolën
“Ivan Rakitic është i pashitshëm”. Kështu ka deklaruar tranjeri i Barcelonës, Ernesto Valverde sa i përket interesimit të Paris Saint Germain për mesfushorin kroat, i cili konsiderohet një pikë kyçe e skuadrës “blaugrana”.
“Nuk po bëjmë asnjë tratativë për shitjen e Rakiticit. Nuk e kemi menduar asnjëherë shitjen e tij, e aq më pak të propozojmë një marrëveshje në lidhje me të”.
Kjo gjë konfirmohet nga vetë skuadra e Barcelonës, kroati për ta është i paprekshëm, përveç rastin kur ndonjë klub është i gatshëm të paguajë klauzolën 125 milionë eurove në kontratën e tij. PSG është munduar të kontaktojë me Barçën përmes disa ndërmjetësve, që janë shprehur të gatshëm të paguajnë një shumë mes 70 deri 80 milionë euros. Por, pas një mbledhjeje të brendshme të kampionëve të Spanjës, Josep Maria Bartomeu e bëri të qartë se Rakitic largohet vetëm në rast se paguhet klauzola.
Barcelona ka biseduar me 30-vjeçarin, duke i thënë se ai nuk është në shitje, por nuk mund të ketë as rinovim kontrate, duke qenë se kjo gjë ka ndodhur vetëm 1 vit më parë.



