Rakitic nuk ndihet më i rëndësishëm te Barça, projekton kalimin te Interi!
Rakitic, thotë “La Gazzetta”, ka frikë se ardhja e De Jong dhe nënshkrimi hipotetik me Adrian Rabiot do ta nxirrte atë jashtë loje në “Camp Nou”. Kjo media italiane, gjithashtu, zbulon edhe shifra të operacionit: Interi synon ta reduktojë në 30 milionë euro klauzolën prej 120 milionë eurosh, që e lidh Rakitic me Barcelonën dhe është gati t’i ofrojë lojtarit një pagë prej 5 milionë euro në sezon, shumë e ngjashme me atë që merr në Katalonjë.
Në kundërshtim me këtë informacion, Rakitic ka shprehur në javët e fundit dëshirën e tij për ta zgjatur kontratën aktuale me Barcelonën, përtej qershorit 2021. Më 28 janar, në një cemeroni, tha për “Mundo Deportivo”: “Unë dua të qëndroj këtu dhe, në qoftë se mund të rinovoj, shpresoj për sa më gjatë. Jam shumë i lumtur këtu dhe të gjithë e dinë, presidenti i pari. Unë jam 30 vjeç, në momentin më të mirë të karrierës. Dua ta shijoj futbollin me Barcelonën”. Këtë javë, agjenti i tij e përshkroi në Itali largimin e Rakitic si “një skenar të pamundur”.



