Sport

Rally Albania ul siparin në Tiranë, në kategorinë Cars 4×4 kryeson piloti shqiptar

Rally Albania, një nga garat më të mëdha automobilistike në vendin tone, do të ulë së shpejti siparin e edicionit të 18-të. Në këtë event, që shërben, veç anës sportive, por promovimin e vlerave turistike të vendit tonë, sidomos të zonave malore, marrin pjesë garues nga vende të ndryshme të Europës: Anglia, Italia, Belgjika, Franca, Hungaria, Holanda, Çekia etj.

Gara, që ka ngritur siparin në në Durrës, për të vazhduar më pas në Valbonë dy ditë, në Pogradec dy ditë e në Berat, mbyllet sot në Tiranë (Berat-Tiranë). Në Rally Albania garohet në katër kategori të ndryshme: Moto, Quad, Ssv dhe Makina 4×4.

Aktualisht gara e makinave 4×4 kryesohet që nga dita e parë nga piloti shqiptar i ekipit “Naçut Racing”, Eri Nurka dhe bashkëpiloti Besi Kullolli me një makinë Mitsubishi Pajero.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency