Futboll

Rama: Ligji për Sportin do ndryshojë, 3 vite burg për ata që hynë në fushë!

Ndryshime të rëndësishme në ligjin për sportin. Në takimin e përbashkët mes krerëve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuesve të klubeve shqiptare, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama, ky i fundit theksoi se do të merren masa të menjehershme ndaj dhunës në futboll, pasi ligji për sportet do të ndryshojë dhe ata persona të paautorizuar që hynë në fushë dhe shkaktojnë dhunë do të ndëshkohen nga Kodi Penal me 3 vite burg. Numri 1 i shtetit në bashkëbisedimin në tryezën e përbashkët me presidentin e FSHF Armand Duka preku edhe shumë tema të tjera ndërsa bëri publike edhe lehtësirat që pritet të ofrojë qeveria te të gjithë ata persona që investojnë në futboll.

“Për problemin e dhunës, duhet të kemi një qasje për të vendosur një bazë solide dhe për të hyrë në një bazë pa kthim. Duke u bazuar në njohuritë e mija të kufizuara, unë besoj se spektatorët në stadiume u takon një status i veçantë. Kjo është një gjë që vendet e tjera e kanë. Besoj se është koha që policia e shtetit dhe Federata të mos ia lënë topin njëra-tjetrës, por të bashkëpunojnë. E di që ka një problem ligjor, por kjo nuk është një arsye për t’u fshehur pas gishtit, por është një nga aspektet që ne duhet të trajtojmë”.

“Unë besoj se po aq e rëndësishme sa është policia në stadiume, aq e rëndësishme është që mos e kemi mendjen për herë të policia. Problemi më i madh i policisë është infrastruktura e stadiumeve. Klubet duhet të pajisin impiantet me kamera, tani jetojmë në epokën e teknologjisë”.

“Kur flas për status të veçantë për spektatorin, e kam fjalën për të përcaktuar disa nivel detyrimesh dhe ndëshkimesh. Për shembull duke filluar nga gjobat. Stadiumet nuk do jenë arena ku shahet me libër shtëpia arbitri dhe kundërshtari. Duhet të hyjë në një proces libri dhe në bazë të statusit të spektatorit të merren dënimet përkatëse. Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal dhe kapërcimi i vijave të bardha do të dënohet me tre vite burg, jo gjobë. Kush kalon vijën e bardhë dhe hyn në tapetin e gjelbët është një kërcënim fizik për ata që janë duke kryer detyrën e tyre”.

“Kemi domosdoshmërinë që ta aplikojmë këtë dënim minimumi tre vite. Kemi shembuj pozitiv nga Anglia, ku jo vetëm që u zhduk dhuna, por u zhdukën edhe telat nga stadiumet. Burgimi dhe përjashtimi i përjetë i atyre që prekin vijat e bardha do të jetë hapi i parë që ne do bëjmë me parlamentin duke ndryshuar kodin penal”.

“Kemi domosdoshmërinë që ta aplikojmë këtë dënim minimumi tre vite. Kemi shembuj pozitiv nga Anglia, ku jo vetëm që u zhduk dhuna, por u zhdukën edhe telat nga stadiumet. Burgimi dhe përjashtimi i përjetë i atyre që prekin vijat e bardha do të jetë hapi i parë që ne do bëjmë me parlamentin duke ndryshuar kodin penal”.

“Duhet t’i japim fund teatrit që bëjnë klubet shqiptare në aspektin e deklarimit të pagave të lojtarëve. Boll më me lojtarë që deklarohen paguhen sikur punojnë në masonë. Kjo nuk mund të vazhdojë. Jemi të gatshëm ta zerojmë tatimin nga fitimi për lojtarët për disa vite. Pse jo dhe të mos investojmë taksat për investimet në infrastrukturën sportive”

“Ne jemi gati të diskutojmë për një ligj për sponsorizimet, por nuk duhet të themi fjalë që nuk i mbajmë dot. Deri më sot ne nuk kemi asnjë stadium të menaxhuar normalisht. Është bërë federata si një ambulancë që merr përsipër menaxhimin, ndërkohë kur normaliteti do të kërkonte që pronarët e stadiumeve së bashku me klubet do të kërkonte të bashkitë me klubet të hynin në një logjikë të re. Këto janë disa ide të mia, nuk diskutohet që eksperienca e kujtdo këtu është më e vlefshme se sa të gjitha shembuj e marrë me vendime. Duhet që të krijojmë një komision të reformës me grupe të ndara, ku një grup të merret me

“E fundit është dhe krijimi i një arbitrazhi ligjor brenda në Shqipëri, kam dëgjuar shpesh që duhet shkuar në CAS Lozanë. Qeveria do të bërë në dispozicion në çdo pjesë të saj. Fillimisht do të mbarojmë ndryshimet në kodin ligjor, më pas të tjerat t’i plotësojmë brenda 100 ditësh dhe të takohemi sërish. Ne do vazhdojmë të mbështesim Federatën dhe Futbollit, së shpejti do të fillojnë punimet për stadiumin e Kukësit, ndërkohë që në radhë po shohim nga Durrësi, Fieri dhe Vlora”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency