Kategoria Superiore

Rama: Superioria ka cilësi, t’i marrim ndeshjet me radhë!

Valdet Rama ishte i ftuari special në emision Zona Gol në Supersport. Në intervistën e tij ish lojtari i kombëtares kuqezi foli për shumë tema. E nisi me një vlerësim për Kategorinë Superiore dha një mendim për Partizanin që kryeson kampionatin dhe në fund vëmendjes së tij nuk i shpëtoi as kombëtarja shqiptare.

KATEGORIA SUPERIORE –  “Mund të them se kampionati shqiptar ka lojtarë shumë të fizikshëm dhe shumë të shpejtë, këtu nuk mungon cilësia. I kam thënë dhe trajnerit dhe presidentit që do të duhen dhe dy ose tri lojëra për të marrë formën time më të mirë. Në ndeshjen kundër Tiranës nuk luajta mirë, pasi kisha 11 muaj pa një ndeshje zyrtare.Më duhet të përshtatem sa më shpejt. Po punoj ekstra në stërvitje për të kapur nivelet e mija të mëparshme. Te Kukësi kam nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit për të ardhmen të shohim më pas”.

PARTIZANI – “Partizani po luan shumë mirë. Kukësi duhet të shikojë ndeshjet e veta, duke dhënë maksimumin në çdo lojë. Në fund të shohim se kush do të bëhet kampion”.

KOMBËTARJA – “Ka qenë gjithmonë një kënaqësi për mua që të luaj për kombëtaren shqiptare. Megjithatë nuk po e mendoj për atë pjesë, tani jam i fokusuar te Kukësi”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency