Ramadan Ndreu emërohet drejtor menaxhimi te Kukësi
Tjetër përforcim te Kukësi për sezonin e ri futbollistik, që ka nisur prej një muaji. Nënkampionët e Shqipërisë kanë zyrtarizuar afrimin e radhës, por që këtë herë nuk i përket organikës së futbollistëve, por stafit drejtues. Klubi verilindor ka emëruar në postin e drejtorit të menaxhimit, Ramadan Ndreun, një emër i njohur në futbollin shqiptar në fushën e trajningut. Në njoftimin zyrtar të Kukësit shkruhet se “Ndreu merr ketë besim nga presidenti dhe klubi në një moment të rëndësishëm, kur ekipi ka objektiv madhor marrjen titullit kampion.
Përvoja e z. Ndreu do të jetë një ndihmë e madhe për klubit dhe manaxhimin e tij. Klubi ynë po shkon drejt standardeve europiane dhe një rëndësi të madhe i kushton dhe organikës dhe stafit profesionist.”



