Ramadani: I lumtur për golin, gjithmonë gati për Shqipërinë
Ylber Ramadani e festoi në mënyrën më të mirë ftesën e Panuccit, për t’iu bashkuar kombëtares së madhe. Mesfushori shënoi një super gol nga distance, për Shqipërinë U-21, ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa tani do t’i bashkohet skuadrës së Panuccit në Antalia, për miqësoren me Turqinë.
Ramadani shprehu lumturinë për golin, ndërsa theksoi se do të jetë gjithmonë gati për Shqipërinë, qoftë skuadra e parë, qoftë ajo shpresa.
Goli me Irlandën: U gëzova shumë për golin, sepse kam rreth 1 vit që nuk shënoj, por më vjen keq që ai gol nuk na dha 3 pikëshin
Ftesa nga Panucci: Kam punuar shumë dhe do të vijoj të punoj, për të arritur sa më larg të mundem. Më vjen mirë që puna ime u shpërblye me ftesën e Panuccit dhe do mundohem ta justifikoj.
E ardhmja me Shqipërinë: Unë jam ushtar dhe luaj ku të vendosë Bushi me Panuccin. Nëse më thërrasin te kombëtarja e parë, jam gati, por në të kundërt vij me kënaqësi edhe te shpresat.



