Ramadani në stërvitje me Vllazninë, së shpejti firma
Vllaznia përforcon mesfushën me një element cilësor dhe më shumë eksperiencë në Kategorinë Superiore. Bëhet fjalë për Behar Ramadani, i cili dihet prej disa sezonesh ka qenë pjesë e Luftëtarit madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të kësaj skuadre.
Ramadani ende nuk ka firmosur për kuqeblutë, megjithatë ky është një proces që do të kryhet në ditët në vijim. Por përderisa ka dalë sot në stërvitje, do të thote se bashkimi i tij me Vllazninë është punë e kryer.
Kishte ditë që përflitej kjo gjë dhe tashmë është bere realitet. Ramadani mund të konsiderohet blerja e tretë e Vllaznisë pas Markut e Shehit.
Ai do të jetë një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e kuqebluve, ndërkohë që pas tij priten edhe lojtarë të tjerë.



