Ramires goditja e parë e Interit për janarin
Interi fillon të lëvizë që tani për merkaton e dimrit. Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer kalimin e mesfushorit brazilian Ramires te zikaltërit në janar. Ish futbollisti i Chelsea-it aktualisht pjesë Jiangsu Suning, klubit kinez që është në pronësi të Zhang Jindong njeriut që ka blerë Interin, do të transferohet në Milano në formë huazimi deri në verën e ardhshme. Ramires është një lojtar me eksperiencë dhe mund të konsiderohet një vlerë e shtuar për trajnerin Luciano Spalletti. 30-vjeçari i cili vuan nga një dëmtim e ka mbyllur përpara kohe kampionatin kinez dhe me shumë gjasa ai do t’i bashkohet Interit që në muajin nëntor në stërvitje për të qenë gati për debutimin e tij në janar.



