Ligue 1

Ramos rekordmen i shekullit të 21-të… për kartonë të kuq

Sergio Ramos konfirmon lidhjen e fortë me kartonët e kuq. Mbrojtësi spanjoll u ndëshkua sërish në sfidën mes Reims dhe PSG-së, duke lënë kryeqytetasit me 10 futbollistë dhe duke u dhënë mundësi vendasve të marrin një pikë falë barazimit 1-1.

Ky ishte kartoni i kuq i 21-të për Ramos, që siç evidentohet nga Opta, është futbollisti më i ndëshkuar me përjashtim nga ndeshja, që nga viti 2000 e më pas.

Janë plot 7 kartonë më shumë se ndjekësit më të afërt dhe Ramos konfirmon sërish se përveç cilësive, ka edhe një defekt të rëndë, pasi mund të të lërë në inferioritet numerik papritur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency