Rangnick nuk heziton ta thotë kritikën për Cristiano Ronaldon
Periudha e agjërimit duket se po zgjat shumë për Cristiano Ronaldon. “Ylli” portugez, tashmë 37 vjeç, nuk shënon prej pesë ndeshjesh radhazi dhe kjo nuk i ka ndodhur që nga viti 2013. Në sfidën e fundit, ndaj Burnley-t, që përfundoi 1-1, Cristiano qëndroi në stol për 70 minuta. Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Southamptonin, foli edhe për faktin që Ronaldo ka humbur kontaktin me golin:
“Ai duhet të shënojë më shumë gola pa dyshim, sepse ne po krijojmë raste, por ai nuk ka shënuar mjaftueshëm. Dhe nuk është një problem vetëm i Ronaldos, kjo po ndodh edhe me lojtarët e tjerë. Ne nuk po shënojmë mjaftueshëm. Nëse shikoni të gjitha rastet që kemi krijuar, ne duhet të përmirësohemi në javët në vijim në finalizimin e aksioneve.”



