Merkato

Rangnick, “karrem” për transferimin e Haaland në “Old Trafford”

Pak ditë më pare, Joachim Watzke, CEO i Dortmundit, konfirmoi interesimin e Realit Madridit për Haaland. Këtë herë, lajmet mbi të ardhmen e sulmuesit norvegjez vijnë nga Manchesteri. “Djajtë e Kuq” bënë një lëvizje strategjike pak javë më pakë, duke emëruar Ralph Rangnick në në vend të Ole Gunnar Solskjaer. Pikërisht ish-trajneri i Leipzigut mund të shërbejë si “karrem” për të afruar në “Old Trafford” gjigantin norvegjez.

Sipas “Manchester Evening News”, Rangnick ka telefonuar Alf-Inge Haaland, babanë e lojtarit, për të diskutuar një ardhje të mundshme te “Djajtë e Kuq”. Kjo gazetë siguron që trajneri dhe ish-lojtari mbajnë marrëdhënie të mira që nga transferimi i sulmuesit nga Moldes te Red Bull Salzburgu.

Për Man. United Haaland është prioritet, duke marrë parasysh numrin e futbollistë sulmues që pritet të largohen në janar dhe verën e ardhshme. Cavani, Mata, Lingard dhe Pogba që do të hyjnë në muajt e fundit të kontratës. Përveç kësaj, Martial ka kërkuar gjithashtu të largohet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency