Ranieri nuk bind, Roma në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm
Një mori emrash po lakohen e citohen si kandidatë potencialë për t’u ulur në stolin e Romës dhe për të siguruar rilindjen e verdhekuqeve gjatë sezonit të ardhshëm. Gjithsesi aktualisht Roma kërkon të ecë më hapa të sigurt drejt krijimit të objektivave të rinj, pas këtij viti që rezultoi kaq zhgënjyes për të.
Në këtë mënyrë zgjedhja e parë për të marrë drejtimin e Romës, edicionin e ardhshëm, është ajo e Maurizio Sarrit, por nuk përjashtohet edhe hipoteza Antonio Conte.
Gjithsesi për të qëndruar tek fronti Sarri, verdhekuqtë duhet të tregojnë durim, sepse tekniku i Bluve të Londrës duket se kërkon qëndrimin në Premier League, në qoftë se drejtuesit e klubit do t’i jepnin shansin e vazhdimësisë.
Mbeten alternativat e lakuara të Gasperinit apo edhe Giampaolos, por me situatat e përjetuara në të shkuarën nga teknikët që fillimisht janë joshur e më pas janë braktisur nga skuadrat e mëdha, hipoteza e tyre mund të shuhet shumë shpejt.



