Ranieri: S’më ka kontaktuar njeri për Italinë
Claudio Ranieri nuk është kontaktuar nga askush nga Federata Italiane e Futbollit për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kaltër. Trajneri aktual i Nantes, në një intervistë të dhënë për mediat italiane u shpreh se nuk është e vërtetë që ka biseduar me drejtues të federatës, por, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do ta merrte në konsideratë ofertën. 66-vjeçari u shpreh se ka edhe 1 vit kontratë me Nantes dhe do të bisedonte me klubin francez për të marrë vendimin më të mirë.



