Futboll

Rapinoe sërish kundër Trump: S’shkoj në Shtëpinë e Bardhë për t’u përdorur…

Vijon polemika mes kapitenes së përfaqësueses amerikane të futbollit, Megan Rapinoe, dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. 34-vjeçarja deklaron se nuk do ta pranonte një ftesë të mundshme të Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke konfirmuar qëndrimin e disa javëve më parë.

“Edhe vajzat e tjera, me të cilat kam folur, nuk do të shkonin,” – deklaroi Rapinoe, që akuzohet për fjalor të ulët ndaj kreut të shtetit amerikan. – “Ekspozimi si trofe i skuadrës sonë do të ishte një mundësi e mirë për këtë administratë, por nuk mendoj se ka kuptim për ne. Dhe nuk arrij ta imagjinoj që një nga shoqet e skuadrës do të dojë ta marrë këtë pozicion.”

Kapitenia ka një tjetër kritikë për presidentin Donald Trump:

“Mesazhi i tij është për përjashtimin e personave si unë. Ai ka një përgjegjësi të madhe si president për t’u kujdesur për çdo njeri të veçantë të këtij vendi e duhet të bëjë më të mirën për të gjithë.”

Donald Trump, pak ditë më parë, përgëzoi me një postim në Twitter skuadrën që u shpall kampione e botës.

“Përgëzime përfaqësueses amerikane të futbollit të femrave për fitimin e Kupës së Botës. Një lojë e mrekullueshme dhe ngazëlluese. Amerika është krenare për të gjitha ju!”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency