Kategoria Superiore

Rapo e pranon: E nisa kros, por ma zuri…

Donald Rapo me të drejtë u vlerësua lojtari më I mirë i ndeshjes Luftëtari-Tirana 1-1, pasi u dha 1 pikë vendasve me një gol spektakolar, por siç edhe ai e pranon, me fat.

“Të jem i sinqertë, ishte për kros. Nuk doja të bëja gjuajtje në portë, por me ndihmën e Zotit, shkoi në rrjetë.

Pas një ndeshjeje jo të mirë, barazimi perceptohet si fitore…

Po, nuk bëmë një ndeshje të mirë. Ndikon edhe lodhja, pasi luajmë çdo 3 ditë. Morëm 1 pikë që na ndihmon për mbijetesën. Deri në fund do shohim çfarë do të bëjmë. Pikët janë akoma në lojë, tani sa më shumë të marrim, aq më mirë për ne. Kemi besim për mbijetesën.

E morët lehtë apo kaq janë mundësitë fizike?

Nuk e besoj se e kishim marrë lehtë, kishim një rival direkt përballë. Me cilësitë që ka Tirana, dihet që të vë në vështirësi.

Juve apo Tiranës i shërbeu më shumë pika?

Besoj të dyja skuadrave.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency