Ligue 1

Rashani gjen golin e shtatë në Ligue 1, por Clermont mposhtet nga Lensi

Shtatë gola dhe tri asistime nga Elbasan Rashani në radhët e Clermont në këtë sezon në Ligue 1. Sulmuesi 28-vjeçar, pjesë e përfaqësueses së Kosovës, tundi rrjetën në ndeshjen e javës së 29-të në fushën e Lensit, por goli i tij nuk shërbye për të marrë pikë në këtë transfertë, pasi vendësit përmbysën shifrat, duke fituar 3-1.

Rashani realizoi që në minutën e nëntë, duke dhënë idenë se Clermont mund të befasonte në këtë ndeshje, por nuk qe e thënë të merrte pikë. Në minutën e 39-të, Danso barazoi shifrat në 1-1 dhe në minutën e tretë shtesë të fraksionit hapës, Sotoca i dha epërsinë në 2-1 ekipit vendës.

Gjatë pjesës së dytë, Lensi gjeti edhe golin e tretë dhe të rezultatit final 3-1 me Haidaran në minutën e 58-të. Me këtë disfatë, Clermont mbetet pranë zonës së ftohtë me 28 pikë, një më shumë se St Etienne, që mban vendin e 18-të (luan play out).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency