Rashford nderon “Djajtë e Kuq”, fitore shprese për Newcastle
Manchester United ngjitet në vendin e katërt në Premier League. “Djajtë e Kuq” siguruan fitoren e dytë radhazi, të fundit 1-0 në “Old Trafford” përballë West Hamit, falë golit të shënuar nga Marcus Rashford në minutën e tretë shtesë. Një sukses “in extremis” për skuadrën e drejtuar nga Ralf Rangnick, që gjithsesi vuajti shumë për të marrë këto tri pikë shumë të rëndësishme për objektivat sezonalë. Dy protagonistët e golit të fitores, Rashford që shty topin në rrjetë dhe Cavani që asistoi sulmuesin francez, u aktivizuan në pjesën e dytë në vend të Elangas dhe Fred.
Fitore e madhe për objektivin mbijetesë për Newcastle 0-1 në fushën e Leeds United. Në “Elland Road” vendosi goli i Shavely në minutën e 75-të. Më këtë trepikësh “Magpies” shkojnë në kuotën e 15 pikëve, por mbeten në zonë e ftohtë, pikërisht në vendin e 18-të, me një pikë më pak se Norwich.



