Premier League

Rashford nderon Manchester United, 6 gola në 10 takime me Solskjaer

Një kombinim mes francezit Paul Pogba dhe Marcus Rashford, që u finalizua me golin e sulmuesit anglez i mjaftoi Manchester United për t’u kthyer te fitorja në Premier League në fushën e Leicester City-t, pas barazimit të javës së 24-t në fushën e Burnley-t.

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë të jenë të pamposhtur nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, madje ecuria rekord me trajnerin norvegjez ka vënë në pozita të vështira Chelsea-n e Londrës, që duhet të ruajë me çdo kusht vendin e katërt që të jep mundësinë për të luajtur në Champions. United ka rikthyer diferencën prej vetëm 2 pikësh me blutë e Londrës, që një ditë më parë shkatërruan 5-0 Huddersfieldin.

Duke u kthyer te statistikat e “Djajve të Kuq” pas largimit të Mourinhos, në 10 ndeshje me Solskjaer mbetën të pathyeshëm, duke koleksionuar 9 fitore dhe vetëm një barazim.

Interesant fakti që në 10 ndeshjet me Solskjaer Rashford ka realizuar plot 6 gola, nga 9 gjithsej në këtë sezon të Premier League-s.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency