Serie A

Rast mjaft i mirë për Interin, Raspadori mund të vijë që në janar

Giacomo Raspadori gjithnjë e më pranë Interit. Sulmuesi i talentuar i Sassuolos u kërkua që në verë nga zikaltrit, megjithatë operacioni nuk u konkretizua dhe gjithçka u shty për verën e ardhshme.

Por nën drejtimin e trajnerit Alessio Dionisi, sulmuesi i kombëtares italiane nuk po arrin të gjejë hapësira dhe për këtë arsye po shtyn drejtuesit e klubit emilian që ta lejojnë të kalojë te Interi që në muajin janar.

Negociatat janë në një fazë mjaft të nxehtë dhe zikaltrit synojnë ta afrojnë në janar në formë huazimi me të drejtë blerjeje verën e ardhshme, për një shifër prej rreth 30 milionë eurosh në total.

Giacomo Raspadori shihet si një nga sulmuesit më me perspektivë në futbollin italian dhe për këtë arsye është bërë rregullisht pjesë e Italisë së Roebrto Mancinit, ndërsa vazhdimisht ka theksuar se është një tifoz i Interit dhe dëshiron të veshë fanellën zikaltër në të ardhmen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency