Reagimet pas shortit, të gjithë duan Kupën
Katër skuadra për të një Kupë. Përfaqësuesit e ekipeve gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë janë optimistë se do ta mbyllin me trofe sezonin, aq më tepër që në këtë fazë golat rezervuan përplasje ku është e vështirë të parashikosh skuadrat që do të shkojnë në finale. Ja si u shprehën përfaqësuesit e Tiranës, Luftëtarit, Kukësit dhe Skënderbeut pas shortit:
Arbi Laçi (Tirana): “Shorti më pëlqeu, Luftëtarin e kemi rival edhe në kampionat. Objektivi është Europa nëpërmjet Kupës, por natyrisht jemi të fokusuar te kampionati”.
Artur Dadaj (Luftëtari): “Më pëlqeu shorti, ua kemi marrë dorën ekipeve të kryeqytetit. Interesante është se me Tiranën jemi rivalë për mbijetesë. Kemi shpresa të kalojmë në finale të Kupës. Kemi shumë besim për mbijetesën, edhe në Kupën e Shqipërisë. Kemi mundur Partizanin në Tiranë, pse të mos e kalojmë edhe Tiranën e ta fitojmë trofeun. Shpresat janë të mëdha, ekipi është i mirë dhe në formë, trajneri është i zoti. Jemi gati dhe do të plotësojmë çdo kriter”.
Nderim Nexhipi (Kukësi): “Do të bëjmë maksimumin që ta mbyllim me trofe sezonin. Ndeshja e parë, me shumë mundësi do të luhet në Elbasan. Skënderbeu? Dihen cilësitë e tij, janë dy ndeshje mjaft delikate dhe me rëndësi, do të jetë betejë deri në fund”.
Oldi Lulja (Skënderbeu): “Përballje e fortë, e bukur dhe që do të ofrojë emocione. Skënderbeu është fituesi në fuqi i Kupës dhe të jeni të sigurt që do të qëndrojë aty. Klubi ka pasur disa luhatje, por në këtë moment jemi në formë. Eshtë normale të na kenë frikë në Kupë.



