Futboll

Reagon Skënderbeu, korçarët shpresojnë ende te drejtësia e KAS

Vetëm disa minuta pasi KAS publikoi vendimin për kërkesën e Skënderbeut për të marrë pjesë në këtë edicion të UEFA Champions League duke e hedhur poshtë atë, klubi i Skënderbeut ka reaguar me një deklaratë në faqen zyrtare.

Deklarata e plotë e Skënderbeut.

Sot, 14 qershor 2018, KAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut, për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA-s.

Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga KAS.

Për të sqaruar opinionin publik, KAS ka refuzar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim.

Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency