Champions League

Real Madrid apo Liverpool? James Rodriguez i habit të gjithë, ja kë zgjedh si fitues të Champions League

Real Madrid dhe Liverpool do të përballen më 28 maj për trofeun më të rëndësishëm për klube, në finalen e Champions League.

Tashmë, ndërsa na ndajë edhe disa ditë nga kjo super sfidë, një pjesë e madhe e futbollistëve më të njohur ndahen midis këtyre dy skuadrave.

Ishi i Real Madrid, James Rodriguez i ka habiur të gjithë, duke zgjedhur si fitues të Championsit, Liverpool-in.

“Kam ish-shokë skuadre te Real Madrid, e dua të klub, por Liverpool mund të luajë ndeshje të mrekullueshme. Dua që Lucho (Luis Diaz) të jetë një kampion.”-ka thënë mesfushori në “Twitch”, ku ka folur për këtë Champions.

Kështu 30-vjeçari ka zgjedhur “The Reds” në vend të ish skuadrës së tij, për të fituar këtë Champions League.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency