Real Madrid bën detyrën në Granada, fitorja me “poker” i dhuron kreun e La Liga-s
Fitorja e tretë radhazi në La Liga për Real Madrid dhe vendi i parë në renditje. Ekipi i Carlo Ancelottit fitoi 1-4 në Granada dhe tani kryeson kampionatin spanjoll me 30 pikë, dy më shumë se Sevilla dhe Sociedad.
Marko Asensio zhbllokoi ndeshjen (19’), duke goditur saktë pas një asisti të marrë nga Toni Kroos. Reali realizoi golin e dytë gjashtë minuta më vonë. Sërish asist i mesfushorit gjerman dhe finalizim i Nacho Fernandez.
Vendasit reaguan dhe gjetën golin e vetëm me anë të Luis Suarez (34’), i cili pati edhe fat pasi topi u devijua nga mbrojtja kundërshtare.
Kaq për pjesën e parë, teksa në 45 minutat e dyta Reali vulosi fitoren falë golit të Vinicius Junior (56’). Kombinime shumë të bukura mes brazilianit dhe Luka Modric, me kroatin që u shfaq altruist.
Francezi Mendy kompletoi triumfin me “poker” çerek ore përpara fundit të ndeshjes. Fitore e rëndësishme për kryeqytetasit, që mesjavën e ardhshme luajnë përsëri në transfertë, këtë radhë kundër Sheriff Tiraspol në Champions League.
🏁 FT: @GranadaCdeF 1-4 @realmadriden
⚽ Luis Suárez 34′; @marcoasensio10 19′, @nachofi1990 25′, @vinijr 56′, @ferland_mendy 76′#Emirates | #GranadaRealMadrid pic.twitter.com/0XfwcopjIO— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) November 21, 2021



